Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.
Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.
"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse".
qe te dini me shume me pyetni